Kodi i Etikës

 

 

KODI I ETIKËS SË BANKËS SË KREDITIT TE SHQIPËRISË

 

 

 

MISIONI ynë

  • Puna me pasion dhe me profesionalizëm për të arritur rezultate sa më të larta e të qëndrueshme.
  • Qenia një institucion shembullor dhe i aftë që të tërheqë, të nxisë dhe të edukojë një staf të besueshëm dhe me aftësitë e duhura, i cili të dijë të dëgjojë, të mësojë dhe të realizojë.

\

Parimet që na udhëheqin

  • Përgjegjshmëri për arritjen e rezultateve cilësore në punë.
  • Përkushtim dhe pasion për ndershmëri financiare, efektivitet dhe rijësim.

 

VLERAT tona BAZë

 

  • Ndershmëri, integritet, besueshmëri.
  • Punë e përbashkët në grup e bazuar në sinqeritet dhe në besim reciprok.
  • Dhënie mundësi zhvillimi të tjerëve dhe respektimi i diversiteteve.
  • Inkurajimi i marrjes përsipër dhe i përballimit të sfidave dhe përgjegjësive.

 

Çfarë do të kuptojmë me “etikë” dhe me “sjellje etike” në Bankën e Kreditit te Shqipërisë?

 

 

Etika ndihmon që ju si anëtar stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë të përcaktoni rolin dhe përgjegjësitë si në lidhje me vetveten ashtu edhe me kolegët, me partnerët apo me institucionin ku punoni. Në Bankës së  Kreditit te Shqipërisë, etikë do të thotë që ju të:

Ø  Përkrahni si formalisht ashtu edhe shpirtërisht frymën që përçojnë parimet, rregullat dhe udhëzimet që zbatohen në Bankën e Kreditit te Shqipërisë

Ø  Nxisni përgjegjshmërinë.

Ø  Eliminoni mungesën e respektit ndaj të tjerëve, padrejtësitë dhe pandershmëritë.

Ø  Mos jeni indiferent kur iu duhet të përballeni me probleme etike.

Ø  Inkurajoni dialogun, diskutimet e hapura dhe pa paragjykime.

Ø  Punoni me ndershmëri dhe të mësoni nga gabimet.

Ø  Respektoni standardet bazë të sjelljes si brenda ashtu dhe jashtë mjedisit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

Ø  Jeni krenar për atë që është arritur dhe se si është arritur.

Ø  Jeni modest lidhur me atë që mund të përmirësohet dhe mënyrën se si mund të bëhet ajo.

 

Sjellja etike nuk është një proces pasiv, por kërkon që ju si anëtar  i stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë të bëni zgjedhje të ndërgjegjshme, të merrni vendime po të tilla, si edhe të keni gjykim të shëndoshë në përputhje me vlerat etike të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë që materializohen në këtë kod. Gjatë punës tuaj ju duhet të mbani në mendje udhëzimet e mëposhtme bazë:

 

Ø  Duhet të veproni gjithnjë me ndershmëri, me përkushtim dhe me paanshmëri kur zbatoni detyrat e ngarkuara.

Ø  Asnjëherë nuk duhet të nxirrni apo të përdorni privatisht ndonjë informacion të klasifikuar, të siguruar nëpërmjet punës tuaj për apo në Bankën e Kreditit te Shqipërisë.

Ø  Duhet të shmangni aktivitetet e jashtme, të cilat në mënyrë të arsyeshme mund të perceptohen si konflikt interesash; dhe

Ø  Të trajtoni gjithnjë të tjerët në mënyrë profesionale dhe të edukuar.

Ndonjëherë ju mund të kuptoni se sjellja e përshtatshme në një situatë të dhënë nuk është e qartë. Ky kod mund t’ju ndihmojë ju lidhur me atë që mund të vendosni të bëni në shumë, por jo në të gjitha situatat. Kur ju dyshoni lidhur me implikimet etike të një veprimi, mund të kërkoni këshilla më parë se të veproni. Dhe gjithnjë duhet të pyesni veten (lidhur me veprimet tuaja):

A janë të ligjshme?

A e ndjeni se veproni drejt?

A ndikojnë veprimet e mia negativisht apo pozitivisht tek unë apo tek Banka e  Kreditit te Shqipërisë?

Çfarë do të mendonte një person i arsyeshëm lidhur me veprimet e mia?

A do të ndjeheshit ju në pozitë të vështirë nëse të tjerët do të njiheshin me veprimin që po kryeni?

A ekziston ndonjë veprim tjetër, i cili nuk nxjerr në pah një konflikt etik?

 

Konsiderata të përgjithshme

 

(A) Ky kod ka si qëllim që të shërbejë si udhëzues për të gjithë anëtarët e  stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë lidhur me veprimet e përditshme apo me ato vendimmarrëse në përputhje me Misionin, Parimet që na Udhëheqin dhe Vlerat tona Bazë. Ai nuk pretendon se përmban të gjitha përgjigjet lidhur me çdo problem etik që ju mund të përballeni. Kodi nuk është zëvendësues i gjykimit të shëndoshë dhe nuk eliminon apo mënjanon, rregulloret e ndryshme të zbatuara në Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Ai shërben si një urë lidhëse ndërmjet dëshirave dhe veprimeve të përditshme dhe shpreh ndjenjën e angazhimit kundrejt Misionit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Kodi është, gjithashtu, një mjet për të inkurajuar diskutimet lidhur me etikën dhe për të përmirësuar qëndrimet apo reagimet në punë (ato reagime që lidhen me mëdyshjet dhe paqartësitë etike).

 

(B) Qëllimet e Bankës së  Kreditit te Shqipërisë kërkojnë që gjithkush që punon për këtë institucion, të respektojë apo të zbatojë standardet më të larta të etikës. Ju, si anëtarë të stafit, keni përgjegjësi për të kontribuar në qeverisjen e mirë të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë dhe të ndihmoni në mbajtjen lart të emrit të mirë të saj për ndershmëri, korrektesë, drejtësi, integritet dhe paanshmëri.

 

(C) Banka e  Kreditit te Shqipërisëdo të përpiqet të nxisë dhe të mbajë një mjedis pozitiv pune të tillë që të mbështesë sjelljen etike brenda saj. Drejtuesit e Bankës së  Kreditit te Shqipërisë do të inkurajojnë në mënyrë aktive dialogun etik, do të ofrojnë drejtim apo këshillim nëpërmjet programeve, materialeve trajnuese apo burimeve të tjera si edhe do të sigurojnë që sistemet, politikat dhe procedurat e brendshme të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë të jenë në përputhje të plotë me qëllimet etike të këtij institucioni shumë të rëndësishëm.

 

(D) Moszbatimi i rregullave të kërkuara në këtë Kod dhe i rregullave apo i rregulloreve të Bankës së  Kreditit te Shqipërisëtë lidhura me të, përbën arsye për veprime disiplinore nga Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Kur shkeljet konsiderohen serioze mund të shkaktojnë edhe përfundimin e marrëdhënieve me Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Gjithkush ka të drejtë që të paraqesë këndvështrimin e tij lidhur me shkakun e përfundimit të marrëdhënieve dhe, në rastin e mosqënies dakord, ka të drejtë të apelojë vendimin përkatës.

 

(E) Kodi zbatohet tek i gjithë stafi  i Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

 

 

 

 

stafit

 

kreu I

 

Standardet bazë të sjelljes

 

Si anëtarë të stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisëkërkohet që ju të zbatoni standardet më të larta të sjelljes etike në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe të maturisë. Ju duhet të përpiqeni të shmangni qoftë edhe dukjen e të qenurit i pahijshëm në sjelljen tuaj. Gjatë kryerjes së detyrës tuaj, ju jeni të detyruar t’i qëndroni, mbi të gjitha, besnik Bankës së  Kreditit te Shqipërisë, objektivave, qëllimeve dhe parimeve të saj.

 

 

1.1 Kërkohet që ju të veproni me integritet gjatë gjithë veprimtarisë tuaj zyrtare dhe të shmangni çfarëdolloj sjelljeje që mund të paraqesë ndryshe ju ose Bankën e Kreditit te Shqipërisë. Në Bankën e Kreditit te Shqipërisëme integritet do të kuptohet ndershmëri, korrektesë, drejtësi dhe besnikëri kundrejt punës dhe institucionit. Ju duhet t’i ofroni Bankës së  Kreditit te Shqipërisënjë informacion të plotë dhe të saktë lidhur me gjithçka nevojitet për administrimin e çështjeve të stafit. Ju duhet të raportoni në mënyrë të menjëhershme ndryshimet në rrethanat tuaja personale, të cilat mund të prekin nivelin tuaj të treguar të përfitimeve.

 

1.2 Banka e Kreditit te Shqipërisërespekton intimitetin tuaj dhe nuk dëshiron që të ndërhyjë në jetën tuaj personale apo në sjelljet tuaja brenda dhe jashtë vendit të punës. Sidoqoftë, statusi juaj si anëtarë të stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisëka si pasojë disa detyrime lidhur me sjelljen tuaj, si në punë ashtu edhe jashtë saj. Banka e Kreditit te Shqipërisëi kushton rëndësi të madhe zbatimit, nga ana juaj, të të gjitha akteve ligjore e nënligjore në fuqi, sikurse edhe shmangies së veprimeve që mund të perceptohen si shpërdorim i prestigjit që ka Banka e Kreditit te Shqipërisë dhe stafi i saj; shkujdesjet në këtë drejtim do të reflektohen në marrëdhëniet tuaja me Banken e Kreditit te Shqipërisë.

 

 1.3 Nuk është detyrë e Bankës së  Kreditit te Shqipërisëqë të përcaktojë se nëse ju keni shkelur apo jo ligjet në fuqi; kjo i përket gjykatës. Sidoqoftë, nëse Banka e Kreditit te Shqipërisëmerr një urdhër për të përmbushur një detyrim ligjor nga gjykata apo nga çdo autoritet tjetër, që ka forcën ekzekutive të një detyrimi lidhur me mbajtjen e një pjese të pagës së një anëtari të stafit të saj, ajo do ta zbatojë atë.

 

 

Ju si anëtar i stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisëduhet të veproni me paanshmëri. Ju duhet të tregoni kujdes që shprehja e pikëpamjeve dhe e bindjeve tuaja personale, të mos kompromentojë apo të duket se kompromenton rezultatet e detyrave të ngarkuara apo interesat e Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Sjellja juaj zyrtare duhet të karakterizohet gjithnjë nga objektiviteti dhe profesionalizmi. Ju nuk duhet të lejoni që marrëdhëniet apo konsideratat personale, përshirë këtu edhe paragjykimet, njëanshmëritë apo favoritizmat, të ndikojnë rezultatet e detyrave tuaja zyrtare. Njëlloj duhet t’i shmangeni edhe situatave që krijojnë konflikte interesash.

 

 

Ju si anëtar i stafit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisëduhet të tregoni maturinë më të madhe gjatë veprimeve tuaja, të keni takt dhe të jeni i rezervuar në deklarimet që bëni në përputhje me statusin tuaj në Banken e Kreditit te Shqipërisë. Ju duhet t’i shmangeni pjesëmarrjes në çdo aktivitet që është në kundërshtim me interesat e Bankës së  Kreditit te Shqipërisëapo që mund të dëmtojë reputacionin e saj. Ju duhet të respektoni dhe të ruani sekretin e informacionit të mësuar apo të vënë në dispozicion tek ju, si pasojë e pozicionit në hierarkinë zyrtare apo të qenurit staf i Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

kreu II

Sjellja Brenda BANKËS SË KREDITIT TE SHQIPËRISË

 

Vlerat bazë të paanshmërisë, të integritetit dhe të maturisë duhet të udhëheqin të gjitha aspektet e sjelljes suaj gjatë punës.

 

 

Ju duhet të respektoni pozicionin tuaj dhe të jeni i pavarur, duke mos pranuar asnjë udhëzim lidhur me performancën e detyrave tuaja zyrtare nga asnjë burim tjetër jashtë Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Duke pranuar punësimin në Bankën e Kreditit te Shqipërisëju, sikurse çdo anëtar tjetër i stafit, keni premtuar që të hiqni dorë nga detyra juaj vetëm nën autoritetin e administratorëve Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

 

5.1 Paraqitja juaj në punë duhet të jetë përshtatshme dhe e tillë që të shprehë:

a)    kujdesin dhe seriozitetin e vazhdueshëm për anën tuaj pamore;

b)    nivelin e domosdoshëm të pastërtisë tuaj personale;

c)    plotësimin e kërkesave të domosdoshme të veshjes tuaj në ambientet e Bankës sipas rregullave në fuqi;

d)    vëmendje në mënyrën e komunikimit dhe të qëndrimit në ambientet e Bankës.

 

5.2 Ju duhet t’i trajtoni kolegët tuaj (qofshin këta eprorë, të barabartë apo vartësit tuaj) me mirësjellje dhe respekt, dhe nuk mund t’i ngacmoni ata (fizikisht apo me fjalë). Gjatë punës, ju duhet që gjithnjë të shmangni edhe ato sjellje, që megjithëse nuk arrijnë në nivelin e ngacmimit apo të abuzimit, mund të krijojnë një atmosferë jomiqësore apo frike.

 

5.3 Do të konsiderohen si ngacmime dhe do të trajtohen si të tilla të gjitha ato fjalë apo sjellje që ndërhyjnë në mënyrë të paarsyeshme në punën e gjithkujt apo që krijojnë një mjedis pune frikësues (kërcënues), jomiqësor dhe fyes. Një vend pune i hapur dhe i besueshëm është thelbësor për efektivitetin e punës tuaj në Bankën e Kreditit te Shqipërisësi edhe për të ruajtur moralin e stafit.

 

5.4 Do të konsiderohen si ngacmime seksuale dhe do të trajtohen si të tilla të gjitha përpjekjet (avancimet) e padëshiruara seksuale, kërkesat për favore seksuale, ose të tjera sjellje (fizike ose me fjalë) me natyrë seksuale të cilat ndërhyjnë në mënyrë të paarsyeshme me punën, kushtëzojnë punësimin apo krijojnë një mjedis pune fyes, jomiqësor apo frikësues.

 

 

Si pasojë e karakterit demokratik që ka Banka e Kreditit te Shqipërisëdhe e vlerës që kjo e fundit i jep diversitetit, duhet që ju të veproni me tolerancë, me ndjeshmëri, me respekt dhe me paanësi kundrejt kulturës dhe formimit të personave të tjerë, që nuk i kanë ato të njëjta me ju. Nga ana tjetër, Banka e Kreditit te Shqipërisëreagon ndaj çdo sjelljeje abuzive, e cila do të konsiderohet fyese për ambientin apo për persona konkretë.

 

 

Ju duhet që gjithmonë të mos dilni jashtë autoritetit që ju jep funksioni. Ju mbeteni përgjegjës për detyra që i delegoni të tjerëve dhe pritet që ju të ushtroni mbikëqyrje dhe kontroll të përshtashëm mbi gjithçka që lidhet me detyrën tuaj.

 

 

8.1 Gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, ju duhet të mbroni dhe të ruani pronën e Bankës së  Kreditit te Shqipërisë. Nuk lejohet që ju, drejtpërsëdrejti ose jodrejtpërsëdrejti, të përdorni apo të lejoni që të përdoret prona, që Banka e Kreditit te Shqipërisë zotëron ose ka në përdorim, për qëllime të tjera, përveçse për kryerjen e punës. Me pronë të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë, kuptohet çdo pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme që ka në përdorim, në gëzim dhe në disponim Banka e Kreditit te Shqipërisë.

 

8.2 Ju keni përgjegjësinë që të siguroheni se burimet e Bankës së  Kreditit te Shqipërisëpo përdoren për realizimin e detyrave zyrtare të saj. Gjithashtu, në funksion të përdorimit sa më efikas të burimeve që ju janë vënë në dispozicion, ju duhet që t’i kushtoni kohën tuaj të punës vetëm aktiviteteve zyrtare të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

8.3 Banka e Kreditit te Shqipërisëmund të lejojë përdorimin e pronave dhe të pajisjeve të saj për përdorim personal të stafit, në rastet kur e gjykon të arsyeshme që ta bëjë këtë.

 

19.                    Zgjidhja e problemeve dhe e konflikteve personale

 

19.1 Drejtuesit përkatës, kanë përgjegjësi që të jenë të disponueshëm për anëtarët e stafit, të cilët duan të ngrenë çështje apo shqetësime në konfidencë (vetëm për vetëm) dhe t’i trajtojnë me ndjeshmëri dhe paanshmëri situata të tilla.

 

19.2 Drejtuesit përkatës duhet të krijojnë një atmosferë, ku anëtarët e stafit të ndjehen të lirë të përdorin (pa patur frikë për ndëshkime), rrugët institucionale ekzistuese për zgjidhjen e problemeve apo të konflikteve të çdo lloji, si edhe të shprehin shqetësime lidhur me situatat problematike apo konfliktuale ku ndodhen ose ku mund të ndodhen, jo vetëm lidhur me marrëdhëniet e tyre brenda Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

 

 

 

10.1 Dëmtimi që pësohet si rezultat i akuzave të pabazuara dhe joserioze dekurajon stafin lidhur me sjelljen dhe me zbatimin e standardeve të larta etike. Si pasojë, Banka e Kreditit te Shqipërisëmbron stafin e saj në rastet kur ata bëhen objekt i akuzave të pabaza nga çdokush që mbetet i pakënaqur si pasojë e kryerjes së rregullt të detyrës prej tyre.

 

10.2 Liria dhe përgjegjësia për të ngritur probleme, çështje apo shqetësime është thelbësore për të fuqizuar stafin dhe për të ruajtur integritetin si institucion. Si pasojë, Banka e Kreditit te Shqipërisë do të mbrojë stafin nga hakmarrjet e çdo lloji përfshirë edhe ato të ardhura si pasojë e qëndrimeve të mbajtura në rastin e ngritjes së problemeve dhe të shqetësimeve të ndryshme. Kjo përgjegjësi për të mbrojtur anëtarët e stafit brenda saj zbatohet lidhur me persona, të cilët cënojnë ose aplikojnë hakmarrjen kundër stafit të saj gjatë zbatimit të detyrave. Ankesat për hakmarrje trajtohen seriozisht dhe sqarohen menjëherë.

 

 

11.1 Banka e Kreditit te Shqipërisërespekton intimitetin e stafit. Informacionet konfidenciale (përfshirë dosjet personale, shënimet mjekësore, informacione lidhur me hetime të ndryshme, si dhe masat disiplinore), nuk do të lejohet që të keqpërdoren, nuk do të zbulohen dhe do të lejohet që të njihen vetëm nga persona të autorizuar. Banka e Kreditit te Shqipërisëruan konfidencialitetin e çdo informacioni ne perputhje me aktet perkatese nenligjore te nxjerra prej saj.

 

11.2 Banka e Kreditit te Shqipërisërespekton intimitetin tuaj në punë dhe nuk do të kërkojë që të ndryshojë sjelljet tuaja personale deri kur këto sjellje nuk do të dëmtojnë rezultatet e punës, apo kur do të jenë në kundërshtim me “Rregullat mbi marrëdhëniet e punës të personelit në Bankën e Kreditit te  Shqipërisë”.

 

kreu Iii

Përdorimi dhe përhapja e Informacionit

 

 

12.1 Ju keni përgjegjësi të mbroni sigurinë e çdo informacioni të klasifikuar, të siguruar në Bankën e Kreditit te Shqipërisë apo të prodhuar prej saj. Për këtë arsye, që të shmangni çdo përhapje të paautorizuar të informacionit, ju duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrën se si e përdorni atë. Parimi bazë i rregullave dhe i udhëzimeve lidhur me sigurinë e informacionit është se informacioni i klasifikuar mund të komunikohet tek anëtarët e stafit vetëm në përputhje me   aktet rregullative që lidhen me klasifikimin e informacioneve sekrete dhe konfidenciale në Bankën e Kreditit te Shqipërisë.

 

12.2 Nuk lejohet marrja dhe dhënia e informacionit, për përfitime të ndryshme ose kur përbën shkak për lindjen e konfliktit të interesave gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë.

 

12.3 Ju, gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë nuk duhet që në mënyrë të paautorizuar me ligj :

1b)    të përdorni apo të lejoni që ky informacion të përdoret për përfitime personale.

 

 

Nëse nuk jeni të autorizuar ju nuk duhet që të jepni, të publikoni apo të nxirrni për përdorim publik materiale që kanë të bëjnë me politikat ose me aktivitetet e Bankës së  Kreditit te Shqipërisëapo me çfarëdolloj çështjeje tjetër që lidhet me të dhe që nuk klasifikohen si informacione për publikim. Ndërkohë që ju duhet të shmangni çfarëdolloj sjelljeje në publik që mund të interpretohet apo të lidhet, në ndonjë mënyrë, me pozicionin tuaj në Bankën e Kreditit te Shqipërisë. Statusi i një të punësuari në Bankën e Kreditit te Shqipërisë kërkon rezervim dhe takt.

 

kreu iV

Konfliktet e interesave

 

14.1 Me konflikt interesi, kuptohet konflikti ndërmjet interesit privat dhe interesit bankes të stafit gjatë marrëdhënieve juridike të punës në Bankën e Kreditit te Shqipërisë.

 

14.2 Ju duhet të veproni gjithnjë në interes të Bankës së  Kreditit te Shqipërisëdhe në mbështetje të Misionit të saj. Si të tillë ju duhet të shmangni konfliktet – apo qoftë dhe shfaqjen e tyre – ndërmjet interesave dhe përgjegjësive tuaja të ardhura si pasojë e qënies staf i Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

14.3 Konflikti i interesit, kur ekziston, mund të rezultojë i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë. Konflikti i interesit gjatë marrëdhënieve tuaja të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, është konflikti që kërcënon interesin e bankes nëpërmjet zëvendësimit të tij nga interesi privat.

 

14.4 Gjatë punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, ju mund t’ju lindin apo të përfitoni të drejta pasurore ose interesa, që mund t’ju pengojnë apo që mund të bëhen shkak për lindjen e konflikteve në zbatimin e detyrës tuaj. Në rast se këta interesa klasifikohen si të tillë dhe ju kërkohet që të hiqni dorë prej tyre, ju duhet t’i bindeni kësaj kërkese. Në rast të kundërt, konflikti i interesave zgjidhet nëpërmjet transferimit në një vend tjetër pune ose nëpërmjet ndërprerjes së marrëdhënieve juridike të punës.

 

14.5 Në çdo rast që krijohen rrethana në të cilat, ushtrimi i detyrës bëhet i pamundur për shkak të konfliktit të interesave për ju vetë apo për personat e lidhur me ju, ju duhet të informoni me shkrim administratoret e bankes.

 

14.6 Verifikimi i situatave të ndryshme, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesash sipas përcaktimit të pikës “15.6” bëhet nga një komision i caktuar nga Drejtori Ekzekutiv i Bankes. Ky komision përpilon raportin për kualifikimin e rrethanave përkatëse (nëse përbëjnë ose jo konflikt interesash) dhe e paraqit më pas tek Drejtori Ekzekutiv.

 

14.7 Ju duhet të shmangni jo vetëm çdo rrethanë që krijon konflikt interesash por edhe ato që mund të krijojnë dukjen e ndonjë konflikti të këtij lloji. Nëse shfaqen situata që mund të sjellin dukjen e një konflikti të tillë, ju duhet të bëni me dije në mënyrë të menjëhershme dhe të plotë eprorët, si dhe t’u kërkoni mendim lidhur me mënjanimin e vetvetes prej tyre.

 

 

 

 

Ju duhet të tregoni çdo interes biznesor apo financiar që keni ju apo një anëtar i afërt i familjes suaj (sipas përcaktimit në pikën 19.1), i cili mund të jetë në konflikt të dukshëm me detyrat që ju keni në Bankën e Kreditit te Shqipërisë. Ju duhet të deklaroni gjithçka tek eprori juaj ose tek personi i caktuar zyrtarisht për probleme të tilla. Eprorët ose zyrtarët përkatës duhet të bëjnë një material të shkruar mbi këto informacione për të vërtetuar deklarimin e bërë nga punonjësi në fjalë.

Bizneset qe mund te krijojne konflikt te dukshem dhe rrezik potencial per nje konflikt jane: Zyrat e kembimeve valutore, institucionet financiare jo banka, shoqerite e sigurimit e te tjera te kesaj natyre.

 

KREU V

Aktivitetet e Jashtme dhe të tjera

 

 

Ju nuk mund të përfundoni marrëdhënie punësimi tjetër, e cila demton ose i ben konkurence Bankës së  Kreditit te Shqipërisë,pavarësisht nëse është me shpërblim ose jo, pa miratimin paraprak, me shkrim, të Drejtorit Ekzekutiv te Bankes .

 

117.      Aktivitetet politike

 

Ju duhet të kërkoni leje për aktivitete politike, për dhënie të kontributeve politike, me përjashtim të aktiviteteve të tilla sikurse janë votimi. Nuk lejohet që ju të merrni pjesë në organizimin apo drejtimin e aktiviteve politike. Ju nuk duhet të konkurroni për poste publike të zgjedhur apo politike pa marrë leje më parë. Nëse ju pranoni një emërim politik në strukturat qëndrore partiake ju duhet të paraqisni dorëheqjen si anëtar i stafit të Bankës së Shqipërisë. 

 

 

 

18.1 Gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, nuk lejohet që ju të kërkoni ose të pranoni, drejtpërsëdrejti ose jodrejtpërsëdrejti, dhurata, shpërblime, favore, argëtime, kredi, hua ose çdo gjë tjetër, që ka vlerë monetare, nga persona ose subjekte që :

  1. kanë ose që kërkojnë të sigurojnë përfitime në procedurat administrative, në marrëdhëniet kontraktore ose në çdo marrëdhënie tjetër financiare me Bankën e Kreditit te Shqipërisë;
  2. kanë interesa që preken në mënyrë thelbësore nga kryerja ose nga moskryerja e detyrave zyrtare të punonjësit të Bankës së  Kreditit te Shqipërisë.

 

18.3 Ju nuk duhet asnjëherë që të kërkoni dhurata ose favore që kanë lidhje me detyrat tuaja në Bankën e Kreditit te Shqipërisë. Si rregull, dhuratat që ofrohen, nuk duhen pranuar. Mund të pranohet një dhuratë e vogël simbolike, reklamuese ose inkurajuese. Por vlera e saj nuk duhet të jetë qartësisht më tepër se pese mijë lekë. Në të tilla raste ju mund ta mbani dhe të mos e deklaroni atë. Nëse vlera e dhuratës mund të jetë më e madhe se pese mijë lekë, ajo duhet të deklarohet së bashku me vlerën, e përafërt të saj. Dhurata mund të kthehet mbrapsht për një vlerësim nëse ka pikëpyetje lidhur me vlerën e saj.

 

18.3 Gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, nuk lejohet që ju të kërkoni kontribute nga punonjësit e tjerë për të bërë dhuratë për një epror, dhënien e donacionit për këtë të fundit ose të pranoni dhuratë nga punonjësi me pagë më të vogël.

 

18.4 Lejohet që ju të merrni dhurata spontane të dhëna me dëshirë për rastet e veçanta si martesë, ditëlindje, dalje në pension ose raste ngushëllimi për vdekje apo për sëmundje. Këto lloj dhuratash si rregull, kufizohen vetëm në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve. Nuk lejohet që eprorët të kërkojnë kontribute nga punonjësit që janë nën mbikëqyrjen e tyre për çfarëdolloj rrethanash.

 

19.       Nepotizmi

 

19.1 Punonjësit, të cilët ata vetë ose bashkёshortёt e tyre janë gjini e afёrt (tё paralindur, tё paslindur, vёllezёr, motra, ungjёr, emta, nipёr, mbesa, fёmijё tё vёllezёrve a tё motrave) ose krushqi e afёrt (vjehёrr, dhёndёr, nuse, kunat, kunatё, thjeshtёr, njerk e njerkё), nuk lejohen të punojnë në Bankën e Kreditit te Shqipërisë. Përjashtohen nga kjo dispozitë personat, të cilët kanë lidhje në raportet e lartpërmendura dhe aktualisht janë të punësuar në Bankën e Kreditit te Shqipërisë.

 

19.2 Nëse ju keni lidhje gjinie ose krushqie nё raportet e pёrcaktuara nё pikёn 19.1 tё kёtij neni dhe jeni aktualisht të punësuar në Bankën e Shqipërisë, nuk lejohet që të punoni në ato njësi organizative:

 

19.3 Ju, gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, nuk lejohet të rekomandoni apo të ndikoni në procedurat e rekrutimit (punësimit) të stafit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, kur vendi i punës kushtëzohet nga lidhjet e gjakut si më sipër.

 

19.4 Gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te Shqipërisë, nuk lejohet që ju të merrrni pjesë ose të influenconi në procesin e ngritjes në përgjegjësi dhe të ngritjes së pagës së punonjësit me të cilin keni lidhje si më sipër, në procesin e dhënies së shpërblimeve, dhënies së të drejtave për kualifikime e specializime apo të dhënies së çdo përfitimi tjetër.

 

19.5 Ju jeni i detyruar të njoftoni Administratorët e Bankës së Kreditit te Shqipërisë, për rastet kur keni dijeni se në Bankën e Kreditit te Shqipërisë punojnë persona, me të cilët ju keni lidhje sipas përcaktimeve të mësipërme. Në këtë rast, Drejtori Ekzekutiv mund të vendosë për transferimin e njërit prej tyre.

 

19.6 Nëse gjatë periudhës së punësimit në bankë krijohen lidhje gjinie ose krushqie si nё raportet e pёrcaktuara nё pikёn 1 tё kёtij neni, ato i bëhen me dije Drejtori Ekzekutiv mund të vendosë për transferimin ose jo të njërit prej tyre.

 

20.       Zbatimi i orarit të punës

 

20.1 Ju duhet që, gjatë marrëdhënieve të punësimit në Bankën e Kreditit te  Shqipërisë, të përdorni në mënyrë efektive kohën e punës për punën tuaj. Koha e punës nuk duhet përdorur për asnjë qëllim tjetër, përveçse në rastet kur përdorimi i saj për qëllime të tjera është i autorizuar në përputhje me ligjet dhe me rregullat në fuqi.

 

20.2 Juve nuk duhet të kërkoni, të inkurajoni apo të lejoni që vartësit tuaj të përdorin kohën e punës për qëllime të tjera, përveç atyre që kërkon detyra e vendit tuaj të punës dhe për të cilat keni një autorizim sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi.

 

20.3 Ju nuk duhet të përdorni postin tuaj për përfitime private, për mbështetjen e ndonjë produkti, shërbimi ose institucioni financiar privat, të miqve apo të personave të tjerë të lidhur në marrëdhënie gjaku deri në shkallën e dytë. Ju, gjithashtu, nuk duhet të përdorni postin tuaj për mbështetjen e personave me të cilët jeni lidhur privatisht (përfshirë këtu edhe subjektet jofitimprurëse) dhe ku ju bëni pjesë si edhe personat me të cilët ju keni ose kërkoni të krijoni marrëdhënie tregtare.

 

20.4 Nuk lejohet që ju të përdorni apo të lejoni përdorimin e pozicionit, të titullit tuaj zyrtar apo të çdo lloj autoriteti tjetër që lidhet me funksionin tuaj, në mënyrë të tillë që të nxisni ose të shtrëngoni ndonjë person tjetër, përfshirë edhe vartësit, që t'ju bëjnë ndonjë favor financiar (ose të ndonji lloji tjetër), juve ose miqve e personave me të cilët keni lidhje gjaku deri në shkallën e dytë, apo atyre me të cilët ju jeni lidhur jo zyrtarisht.

 

20.5 Nuk lejohet që ju të përdorni postin tuaj zyrtar për të penguar veprimtarinë e të tretëve ose për t'i dëmtuar ata për arsye personale.

 

 

21.1 Të gjitha llojet e llogarive kontabile të Bankës së Krerditit te Shqipërisë duhet të tregojnë me vërtetësi informacionin që ato pretendojnë se përfaqësojnë. Të gjitha regjistrimet e këtij lloji duhet të jenë konform politikave të Bankës së Kreditit te  Shqipërisë dhe parimeve të kontabilitetit.

 

21.2 Personat e ngarkuar, janë përgjegjës për administrimin e të dhënave dhe korrigjimet e tyre si edhe për përdorimin e mjeteve dhe sistemeve të informacionit të Bankës së Kreditit te Shqipërisë në përputhje të plotë me operacionet dhe me veprimtarinë e saj.

 

21.3 Regjistrimet e kohës janë një formë e veçantë regjistrimi. Është e rëndësishme të sigurohet një regjistrim i kujdesshëm i kohës për të gjithë punonjësit e stafit. Regjistrime kohe të papërshtatshme apo jo të plota mund të çojnë në vendime jo të sakta, të cilat sjellin dëmtimin e personave konkretë ose të Bankës së Kreditit te  Shqipërisë.

 

  1. 22.       Angazhim ndaj mjedisit

 

Ju duhet ta kryeni punën tuaj në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me rregullat dhe dhe ligjet e zbatuara të mjedisit. Banka e Kreditit te Shqipërisë i kushton vëmendje të veçantë ndikimit që kanë veprimet e saj në ruajtjen e mjedisit. Banka e Kreditit te Shqipërisë ndjen përgjegjësinë që të ngrejë çështje dhe shqetësime lidhur me kushtet që konsiderohen të dëmshme për shëndetin dhe për sigurinë njerëzore apo për mjedisin.

 

 

Nëse ju jeni larguar apo jeni duke u larguar nga punësimi juaj në Bankën e  Kreditit te Shqipërisë duhet që të respektoni rregullat përkatëse lidhur me përdorimin dhe me ruajtjen e informacionit. Në veçanti, nëse ju jeni duke u larguar nga Banka e Kreditit te Shqipërisë nuk duhet të përdorni apo të zbuloni informacione të rezervuara për të cilat ju jeni bërë me dije për shkak të postit që keni patur në Bankën e Kreditit Shqipërisë si edhe nuk duhet të kontaktoni ish-kolegët tuaj me qëllim që të jepni informacione të rezervuara. Ju e keni të ndaluar që t’ju jepni informacione të rezervuara ish-kolegëve tuaj, të cilët që nga momenti i largimit të tyre nga Banka e Kreditit te Shqipërisë duhet të trajtohen si çdo palë tjetër e tretë jashtë mjedisit të saj.

 

 

Kodi i Etikës i Bankës së Kreditit te Shqipërisë  hyn në fuqi me 08.06.2005