Politikat e Privatësisë

Politikat e Privatësisë

Rekomandimet e Komisionerit për Ruajtjen e të Dhënave Personale Politikat e Privatesise

PARATHENIE

Në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikes së Shqiperise, si dhe në përputhje me ligjin No.9887 datuar më 10.03.2008 per " Mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, Banka e Kreditit të Shqipërisë eshte e angazhuar ta mbaje te fshehte informacionin mbi perdoruesit e faqes se saj te internetit. Eshte e domosdoshme qe perdoruesit t’i kuptojne plotesisht afatet dhe kushtet qe lidhen me marrjen dhe perdorimin e informacionit qe ne mbledhim, si e perdorim, dhe si e korrigjojme ose ndryshojme ate. Banka e Kreditit të Shqipërisë eshte pronari i vetem i informacionit qe mblidhet ne www.creditbankofalbania.al Banka e Kreditit të Shqipërisë nuk do ta shese, ndaje, ose jape me qera kete informacion tek te tjeret, dhe ai do te perdoret vetem nga BBSH, per qellim te administrimit te faqes se internetit, te marredhenies me klientet, dhe kerkim e zhvillim.  Banka e Kreditit të Shqipërisë garanton ruajtjen e konfidencialitetin e informacionit të individeve si më poshtë:

1. Banka e Kreditit të Shqipërisë siguron fshehtesinë në lidhje me të dhënat personale dhe informacionin e klientit. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara. Banka e Kreditit të Shqipërisë është përgjegjëse për zbatimin e këtyre masave në të gjitha përpunimet automatike ose me mjete të tjera të të dhënave.

2. Banka e Kreditit të Shqipërisë nuk transmeton te dhena personale personave te trete me perjashtim te rasteve kur klienti ka dhene shprehimisht pelqimin per nje gje te tille, apo ne rastet kur nje gje e tille eshte e domosdoshme per ofrimin e sherbimit. Banka e Kreditit të Shqipërisë eshte e detyruar qe ne zbatim te kerkesave ligjore te jap te dhena personale autoriteve kompetente sipas kerkeses se tyre.

3. Në rastet kur është e nevojshme që Banka e Kreditit të Shqipërisë ti vere në dispozicion klientit këto të dhena sipas pikës 2, kjo e fundit sigurohet që gjithcka të jetë në proporcion me ligjin.

4. Detyrimi nga Banka e Kreditit të Shqipërisë për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale të klientit mbetet në fuqi edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies midis Bankës dhe klientit.

5. Eshte e drejta e individit te te dhenave qe te refuzoje perdorimin e te dhenave personale ne cdo kohe. Individët gëzojnë të drejtën për të marrë në çdo kohë informacion për përpunimin ose jo të të dhënave të tyre personale, të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre si edhe të refuzojnë pëlqimin e dhënë në çdo kohë. Individet kanë të drejtë të kërkojnë anullimin, bllokimin, korrigjimin e informacionit dhe të te dhënave , si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, perpunimin e tyre.

6. Keto politika te privatesise nuk përfshijne lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju keshillojme të lexoni politikat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi Banka e Kreditit të Shqipërisë nuk eshte pergjegjes per kushtet e aplikuara ne keto faqe.

 7. Nëse ju mendoni se privatësia juaj është cënuar, ju mund të kontaktoni në çdo kohë në një prej degëve tona në adresat e dhëna në faqen e internetit, nepermjet numrit te telefonit +355 4 2 272166si dhe ne adresen elektronike  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. . Personat pergjegjes do te jene te gatshëm t’ju ofrojnë asistencën e kërkuar.

Kukit (cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale dhe asnjë kuki e çdo lloji si dhe asnjë sistem tjetër nuk përdoret për të ndjekur përdoruesit. Përdorimi i kuki-ve të sesionit (të cilat nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe shpërbëhen kur mbyllet shfletuesi i faqes së internetit) kufizohet në transmetimin e të dhënave për identifikimin e sesionit (i përbërë nga numra të rastësishëm që gjenerohen nga serveri) të cilat nevojiten për të mundësuar kërkimin e sigurt dhe efikas në faqen e internetit.