Agjencia Shqiptare e Sigurimit te Depozitave
I nderuar Klient!
-
Depozitat jane te siguruara sipas Ligjit nr.53/14, date 22.05.2014 “Per Sigurimin e Depozitave” dhe Udhezimit nr.3241, date 18.12.2014 “Per Sigurimin e Depozitave ne Banka”.
Sigurimi behet nga Agjensia e Sigurimit te Depozitave (A. S. D.) e krijuar per kete qellim. A.S.D. mbulon nga rreziku depozitat e kursimit (jotregtare) ne lek ose valute si per rezidentet ashtu dhe jorezidentet, mbajtur ne B. K. Sh., ne masen si me poshte:
A.S.D. kompeson depoziten e siguruar, sipas dispozitave te ketij ligji, ne masen 100% dhe, ne cdo rast, jo me shume se 2,500,000 (dy milione e peseqind mije) Leke, per cdo depozitues ne cdo Banke te siguruar, qe operon ne Republiken e Shqiperise, pavaresisht numrit te depozitave apo shumes se depozituar.
Depozitat e siguruara te cdo depozituesi ne B. K. Sh. te vendosura ne disa llogari depozite, mblidhen te gjitha se bashku dhe konsiderohen si nje llogari depozite e vetme. Ne rast se depozitat jane ne monedha te ndryshme, fillimisht behet konvertimi i tyre ne Leke sipas kursit zyrtar te kembimit te percaktuar nga Banka e Shqiperise, ne diten e nderhyrjes dhe me pas mblidhen ne nje llogari te vetme depozite ne Leke.
Ligji “Per sigurimin e depozitave” ben te detyrueshem anetaresimin prane A.S.D-se te te gjitha bankave te vendit dhe te degeve te bankave te huaja qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne territorin e Republikes se Shqiperise. Banka e Krediti te Shqiperise Sh. A. tashme konsiderohet “Banke e Siguruar” dhe eshte pajisur nga Agjensia e Sigurimit te Depozitave me Certifikaten “Per Sigurimin e Depozitave” Nr.14, date 11.05.2009.
Sipas dispozitave te Ligjit mbi “Sigurimin e Depozitave”, depozitat e meposhtme perjashtohen nga sigurimi dhe kompesimi:
pjesa e depozitës në bankë ose degën e bankës së huaj me vlerë mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lek ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj;
depozitat e bankës, degës së bankës, degës së bankës së huaj dhe shoqërisë së kursim-kreditit në emër dhe për llogari të vet;
depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe të afërmit e ngushtë të tyre, sipas përcaktimit në ligjin për bankat;
depozitat e çdo personi që zotëron 5 për qind ose më shumë në kapitalin e subjektit anëtar ose të aksioneve me të drejtë vote në këtë subjekt;
depozitat e prejardhura nga veprimtari të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, të cilat janë deklaruar të paligjshme me vendim gjykate të formës së prerë;
depozitat e tregtarëve vendas ose të huaj;
depozitat e personave juridikë, vendas ose të huaj;
depozitat e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, vendase ose të huaja;
depozitat e subjekteve të sipërmarrjes ose investimeve kolektive, vendase ose të huaja;
depozitat e fondeve të pensionit ose sigurimit pensional, vendase ose të huaja;
tituj të emetuar nga subjekte financiare dhe çdolloj detyrimi tjetër që këto subjekte kanë bazuar mbi marrëveshjet e tyre të premtimit;
depozitat e njësive të pushtetit qendror ose vendor të Republikës së Shqipërisë ose të një vendi të huaj;
depozitat të paemërtuara dhe/ose titulli i të cilave nuk përcaktohet qartë;
depozitat e vendosura në subjektin anëtar të skemës së sigurimit të depozitave gjatë dhe pas ditës së ngjarjes së sigurimit në këtë subjekt;
depozitat e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërisë së kursim-kreditit, sipas përcaktimeve në ligjin për shoqëritë e kursim-kreditit, përveç asamblesë së përgjithshme.
- Kushtet dhe afatet e pagimit te kompesimit
Kompesimi fillon menjehere pasi Banka e Shqiperise shpall banken e nivelit te dyte ne likujdim dhe njoftohet me shkrim ASD per nderhyrjen nga Autoriteti Mbikeqyres. Procesi i kompesimit perfundon jo me vone se tre muaj nga data e fillimit te procesit te kompesimit
– Kompesimi i Depozitave –
Neni 39, paragrafi 1 të ligjit Nr.53/14 datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” përcakton se: Procedurat e kompensimit fillojnë menjëherë në momentin kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar. Kompensimi përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij. - Neni 33, paragrafi 1 pika a) të ligjit Nr.53/14 datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” përcakton se: Agjencia siguron dhe kompenson depozitat e sigurueshme të çdo depozituesi në bankë ose në degën e bankës së huaj në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lek, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë bankë;
– Termat dhe kushtet per pagesen e kompesimit –
Neni 38, paragrafi 2 të ligjit Nr.53/14 datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” përcakton se: Niveli maksimal i kompensimit për çdo depozitues përllogaritet sipas përcaktimeve të nenit 33 të këtij ligji, duke zbritur shumën e detyrimeve të papaguara në kohë të depozituesit ndaj subjektit anëtar, që rezulton në vonesë shlyerjeje në ditën e ndërhyrjes nga Autoriteti Mbikëqyrës. - Neni 36, paragrafi 12 të ligjit Nr.53/14 datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” përcakton se: Agjencia ka të drejtë të refuzojë kompensimin ose të kërkojë kthimin e kompensimit për depozitat e siguruara, kur e drejta për kompensim bazohet në të dhëna të pavërteta dhe mashtruese dhe kur vëren se nuk ka interes të sigurueshëm. Interes i sigurueshëm është interesi i ligjshëm dhe nevoja objektive e depozituesit për t’u mbrojtur nga humbja financiare e depozitave në një ngjarje sigurimi - Neni 39, paragrafi 4 të ligjit
Nr.53/14 datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” përcakton se: Agjencia mund të kompensojë depozitën e siguruar nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave:
a) pagesës së shumës në Lek personit në ambientet e subjektit të vendosur në likuidim në bashkëpunim me likuidatorin;
b) pagesës së shumës në Lek personit në ambientet e një banke anëtare të skemës (banka agjente);
c) transfertës së shumës që përfitohet nga depozituesi në një bankë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave;
ç) pagesës me çek;
d) mënyra të tjera pagese të miratuara me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.
Shënim: Ky informacion jepet në zbatim të nenit 27- Detyrimi për informimin e publikut nga subjektet anëtare të skemës, të ligjit Nr.53/14 datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”.
Janar 2015
- Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al