Kredi

  LEKEURUSD
1

Komisione organizimi

15,000 - 50,000 150 - 500 150 - 500
2 Komisione angazhimi 1 % 1 % 1 %
3 Rinovime 10,000 100 100
4 Komisioni mbi balancën më të madhe të tejkaluar 0.5% çdo muaj 0.5% çdo muaj 0.5% çdo muaj
5 Interesi mbi kreditë E negociushme E negociushme E negociushme

 

 

   

Norma e interesit

Kohezgjatja

Financimi

1 Kredi afatshkurter per biznese (1-12 muaj)

Kredi per kapital qarkullues

LIBOR + (3% - 8%) (USD) Max 1 vit

Brenda kufizimeve te kap rregullator

EURIBOR + (3% - 8%) (EUR)
2 Kredi afat-mesme (1-5 vjet) Kredi per makina
EURIBOR + (3% - 8%) (EUR)
Max 3.5vjet

Deri 65% te vleres se makines se blere (maksimumi USD 35,000 ose ekuivalentja ne monedha te tjera)

Kredi per biznese LIBOR + (3% - 8%) (USD) Max 5 vjet

Brenda kufizimeve te kapitalit rregullator

EURIBOR + (3% - 8%) (EUR)
Qera financiare 5% - 9% (EUR) Max 4 vjet

Deri ne 90% te vleres se objektit

7% - 10% (USD and ALL)

 

Huadhëniet për shuma më të mëdha do të shqyrtohen sipas rastit.

Shënim: 

Shpenzime që mbulohen nga kredimarrësi janë:

  • Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit,
  • Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së (Siguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimeve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to),
  • Siguracion CASCO në masën 100 % të vlerës së makinës që përdoret si garanci për CBA,
  • Siguracion prone (zjarri dhe tërmeti) në masën 100 % të vlerës së tregut të pronës që përdoret si garanci për CBA.
  • Kosto e vlerësimit të pronës nga vlerësuesi i autorizuar nga  CBA
  • Detyrime ligjore nga USD 150 (njëqind e pesëdhjetë) deri në USD 200 (dyqind)

 

Transparenca me klientin

KREDI PËR BLERJE SHTËPIE

 

  1. Shuma: Shuma maksimale për cdo blerje është USD 50.000 ose ekuivalentja në monedha të tjera.
  2. Qëllimi: Blerje apartamenti ose shtëpie.
  3. Limiti i financimit : Deri në 60 % të vlerës së shtëpisë së blerë.
  4. Garancia: Hipotekën mbi asetin.
  5. Kohëzgjatja: Deri në 6 vjet.
  6. Norma e Interesit:

- LIBOR + (5 % - 9 %) për huamarrje në USD

- EURIBOR + (5 % - 9 %) për huamarrje në EURO

- BLR+ (5 % - 9 %) për huamarrje në LEKE

7. Pagesa e kesteve: Mujore ose tremujore (kapitali + interesi)

8. Siguracionet:

    • Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së.
    • Siguracion prone (zjarri dhe tërmeti) në masën 100 % të vlerës së tregut të pronës që përdoret si garanci për CBA.
    • Siiguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimeve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to.

9. Detyrimet ligjore: USD 200

10. Shpenzime të tjera:

    • Kosto e vlerësimit të pronës nga vlerësuesi i autorizuar nga  CBA.
    • Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankes dhe klientit.
    • Shpenzime të regjistrimit të pronës në hipotekë.                                         
  •  
  • Huadhëniet për shuma më të mëdha do të shqyrtohen sipas rastit.

KREDI PËR BLERJE MAKINE

  1.  
  2. Shuma: Shuma maksimale për cdo blerje eshte USD 35,000 ose ekuivalentja në monedha të tjera.
  3. Qëllimi: Blerje makine të re nga agjenci makinash ose tregtare.
  4. Limiti i financimit : Deri në 65 % të vlerës së makinës së blerë.
  5. Garancia: Bllokim I makinës në favor të bankës.
  6. Kohëzgjatja: Maksimumi 3.5 vjet.
  7. Norma e Interesit:
    1. - LIBOR + (3 % - 8 %) për huamarrje në USD

    2. - EURIBOR + (3 % - 8 %) për huamarrje në EURO

    3. - BLR+ (3 % - 8 %) për huamarrje në LEKE 

  8. Pagesa e kesteve: Mujore (kapitali + interesi) ku Interesi do llogaritet cdo muaj mbi balancën e reduktuar te kapitalit.
  9. Siguracionet:
    1. Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së.
    2. Siguracion CASCO në masën 100 % të vlerës së makinës që përdoret si garanci për CBA.
    3. Siguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to.
  10. Detyrimet ligjore: USD 150 (njëqind e pesëdhjetë)
  11. Shpenzime të tjera:
    1. Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit.
    2. Shpenzime të regjistrimit të makinës pranë Barrave Siguruese                        

KREDITË PERSONALE

Kreditë personale përfshijnë: kreditë për rregullime në shtëpi, blerje pajisjesh dhe kërkesa të tjera personale të konsideruara në mënyre të arsyeshme.

  1. Shuma: Shuma maksimale per cdo blerje eshte USD 25,000 ose ekuivalentja ne monedha te tjera.
  2. Garancia: Pagat e klientëve duhet të transferohen në bankën tonë.
  3. Kohëzgjatja: Maksimumi 2 vjet.
  4. Norma e Interesit:
    1. LIBOR + (3 % - 8 %) për huamarrje në USD
    2. EURIBOR + (3 % - 8 %) për huamarrje në EURO
    3. BLR+ (3 % - 8 %) për huamarrje në LEKE

  5. Pagesa e kesteve: Mujore (kapitali + interesi) ku Interesi do llogaritet cdo muaj mbi balancen e reduktuar te kapitalit.
  6. Pagesa e kesteve: Mujore (kapitali + interesi) ku Interesi do llogaritet cdo muaj mbi balancen e reduktuar te kapitalit
  7. Siguracionet:
    1. Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së.
    2. Siguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimeve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to.

  8. Detyrimet ligjore: USD 150 (njëqind e pesëdhjetë).
  9. Shpenzime të tjera:  Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit.                                               

KUSHTET E KREDIVE PËR MAKINA PËR PERSONAT E LIDHUR

  1. Shuma: Shuma maksimale per cdo blerje eshte USD 35,000 ose ekuivalentja ne monedha te tjera.
  2. Qëllimi: Blerje makine të re nga agjenci makinash ose tregtare.
  3. Limiti i financimit : Deri në 65 % të vlerës së makinës së blerë.
  4. Garancia: Bllokim I makinës në favor të bankës.
  5. Kohëzgjatja: Maksimumi 3.5 vjet.
  6. Norma e Interesit:
    1.  LIBOR + (3 % - 8 %) për huamarrje në USD
    2. EURIBOR + (3 % - 8 %) për huamarrje në EURO

    3.  

      BLR+ (3 % - 8 %) për huamarrje në LEKE
  7. Pagesa e kesteve: Mujore (kapitali + interesi) ku Interesi do llogaritet cdo muaj mbi balancen e reduktuar te kapitalit.
  8. Siguracionet:
    1. Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së.
    2. Siguracion CASCO në masën 100 % të vlerës së makinës që përdoret si garanci për CBA.

    3. S

      iguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to.
  9. Detyrimet ligjore: USD 150 (njëqind e pesëdhjetë)
  10. Shpenzime të tjera:
    1. Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit.
    2. Shpenzime të regjistrimit të makinës pranë Barrave Siguruese.    

                               

 

QERAJA FINANCIARE PER BIZNESET

  1. Shuma: Financimi nga banka deri në 90 % të vleres së objektit të dhënë me qeradhe duhet të bëhet një parapagesë prej 10 %.
  2. Limiti i financimit : Deri në 90 % të vlerës së objektit që jepet me qera financiare.
  3. Garancia: Bllokim I makinës në favor të bankës.
  4. Kohëzgjatja: Maksimumi 4 vjet.
  5. Norma e Interesit:
    1. 5 % - 9 % për shumat në Euro.

    2. 7 % - 10 % per shumat ne USD dhe ALL

  6. Pagesa e kesteve: Mujore (kapitali + interesi) ku Interesi do llogaritet cdo muaj mbi balancën e reduktuar te kapitalit.
  7. Siguracionet:
    1. Siguracion i objektit në masën 100 % të vlerës.

                             

    2. Siguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimeve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to.

  8. Detyrimet ligjore: USD 150 (njëqind e pesëdhjetë).
  9. Shpenzime të tjera:  
    1. Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit.
    2. Qiramarrësi do të rimbursojë BKSH (Qiradhenesin) për të gjitha shpenzimet e dorëzimit dhe shpenzimet e regjistrimit të objektit (automjetit) si dhe çdo lloj takse ose pagese tjetër për objektin.                                                                                                               

QERAJA FINANCIARE PËR INDIVIDË PËR MAKINA

  1. Shuma: Financimi nga banka deri në 90 % të vleres së makinës të dhënë me qeradhe duhet të bëhet një parapagesë prej 10 %.
  2. Limiti i financimit : Deri në 90 % të vlerës së makinës që jepet me qera financiare.
  3. Kohëzgjatja: Maksimumi 48 muaj.
  4. Norma e Interesit:
    1. 5 % - 9 % për shumat në Euro
    2. 7 % - 10 % për shumat në USD dhe ALL
  5. Pagesa e kesteve: Mujore (kapitali + interesi) ku Interesi do llogaritet cdo muaj mbi balancën e reduktuar te kapitalit.
  6. Siguracionet:
    1. Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së.
    2. Siguracion i objektit në masën 100 % të vlerës.                          

      Siguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to.

  7. Detyrimet ligjore: USD 150 (njëqind e pesëdhjetë)
  8. Shpenzime të tjera:
    1. Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit.
    2. Shpenzime të regjistrimit të makinës pranë Barrave Siguruese.

                          

Mënyra e llogaritjes së këstit të kredisë

Formula për llogaritjen e kësteve të kredisë barazon vlerën totale faktike të kredisë me vlerën aktuale (te skontuar) të kësteve që do paguhen në të ardhmen.

 

         m’           -tl

S= ∑ Rl (1+i)

                                                                        l=1

  1. Është vlera totale faktike e kredisë

m’ - është numri total i kësteve  të paguara nga klienti për shlyerjen e kredisë dhe/ose pagesave të shpenzimeve.

  • -është numri në vazhdimësi i kësteve të paguara nga klienti për shlyerjen e kredisë (shlyerja ose pagesa e shpenzimeve).

- intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së së lëvrimit të kredisë, në rast se lëvrimi i kredisë bëhet i plotë dhe datës së çdo kësti për shlyerje dhe/ose pagimi shpenzimesh vijuese që paguan klienti.

- është norma nominale e deklaruar e interesit e njohur nga kontrata

  • - është vlera e këstit të shlyerjes nga klienti në periudhën.

 

Metoda e llogaritjes së normës efektive të interesit për kredinë

 Ekuacioni bazë, për llogaritjen e normës efektive të interesit (NEI), barazon, mbi një bazë vjetore, nga njëra anë vlerën totale faktike të kredisë (total present value of drawns, duke zbritur çdo shpenzim të mbajtur (për shembull, shpenzimet administrative etj.), të vënë në dispozicion të klientit sipas marrëvëshjes së kredisë dhe në anën tjetër vlerën totale faktike (total present value of repayments and payments of charges) të shlyerjeve dhe/ose pagesave të shpenzimeve:

∑ Kk (1+i) = ∑ Rl (1+i)

k=1              l=1

Kuptimi i shkronjave dhe simboleve: 

m- është numri total i kësteve të kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste (cash flow-ve), të paguar nga kredidhënësi.

  • k- është numri në vazhdimësi për këstet e kredisë, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste (cash flow-t), të paguara nga kredidhënësi (drawn), kështu që 1< k <dhe/ose 1= k = m.

Kk- është vlera faktike e kredisë (cashsë vënë në dispozicion të klientit në periudhën k.

  • tk- është intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së vlerës së këstit të parë të kredisë (first cash flow) të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) dhe datës së çdo kësti pasues të kredisë të vënë në dispozicion të klientit, domethënë t1 = 0.

 

m’ - është numri total i kësteve (cash flow-ve) të paguara nga klienti për shlyerjen e kredisë dhe/ose pagesave të shpenzimeve.

  • l- është numri në vazhdimësi i kësteve të paguara nga klienti (cash flow-ve) për shlyerjen e kredisë (shlyerja ose pagesa e shpenzimeve).

Rl- është vlera e këstit të shlyerjes (cashose pagesës së shpenzimeve nga klienti në periudhën l.

  • tl- intervali, i shprehur në vite dhe fraksione të një viti, ndërmjet datës së vlerës së këstit të parë të kredisë të vënë në dispozicion të klientit (nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste) ose datës së lëvrimit të kredisë, në rast se lëvrimi i kredisë bëhet i plotë (first cashdhe datës së çdo kësti për shlyerje dhe/ose pagimi shpenzimesh vijuese që paguan klienti.

 

i=NEI mund të llogaritet (nga algjebra ose nga një program kompjuteri) kur termat e tjerë në ekuacion janë të njohur nga kontrata ose ndryshe. 

Shënime:

a. Shumat e paguara nga të dyja palët në kohë të ndryshme nuk është e nevojshme të jenë të barabarta dhe të paguhen në intervale të barabarta.

b. Data e fillimit duhet të jetë ajo e pagimit të këstit të parë të lëvrimit të kredisë nga banka, nëse lëvrimi i kredisë bëhet me këste ose e datës së lëvrimit të kredisë, në rast të lëvrimit të plotë të kredisë në dispozicion të klientit.

c. Intervalet midis datave të përdorura në llogaritjet duhet të shprehet në vite ose fraksione të vitit. Një vit presupozohet të ketë 365 ditë ose 366 ditë për vitet e brishtë, 52 javë ose 12 muaj. Një muaj presupozohet të ketë 30,41666 ditë (365/12) pavarësisht nëse është ose jo vit i brisht.

d. Ekuacioni mund të rishkruhet duke përdorur një shumë të vetme në rast të lëvrimit të plotë të kredisë nga banka:

      m’          -tl

S= ∑ Rl (1+i)

     l=1

  1. - është vlera totale faktike e kredisë (total present value of drawdowns) duke zbritur çdo shpenzim të mbajtur për shembull, shpenzimet administrative etj.

Shembuj :

I. Llogaritja e NEI- mbi baza kalendarike ( 1 vit=365 ditë ose 366 ditë për vitin e brishtë)

Shembulli 1:

Shuma e kredisë: 1000 euro, dhënë më 1 janar 1994. Kredia paguhet me një pagesë të vetme prej 1,200 eurosh në 1 korrik 1995 për shembull, 1.5 vjet ose 546 (365+181) ditë pas ditës së dhënies së kredisë.

                                                   1200

Ekuacioni shndërrohet: 1000 = (1+i )546/365

ose: (1+i) 546/365 =1.2

        1+ i=1.129624

                                               i=0.1296204

Kjo vlerë do të rumbullakoset në 13% (ose 12.96% nëse kërkohet saktësia me dy shifra dhjetore).

 

Shembulli 2:

Shuma e kredisë është 1000 euro, por kredimarrësit i mbahen 50 euro për shpenzime administrative. Kështu, kredia është në fakt 950 euro. Shlyerja e 1200 eurove si edhe në shembullin e parë, bëhet në 1 korrik 1995.

                                               

Ekuacioni shndërrohet: 950 =1200/ (1+i )546/365

ose: (1+i) 546/365 =1.263157

                                 1+i=1.169026

                                    i=0.169026

kjo shifër do të rrumbullakoset në 16.9%

Shembulli 3:

Shuma e kredisë është 1000 euro, në 1 janar 1994, e ripagueshme në dy shuma, secila prej 600 eurosh, e pagueshme respektivisht pas një dhe dy vitesh.                                               

Ekuacioni shndërrohet: 1000 =600/(1+i)+600/ (1+i )730/365= 600/(1+i)+600(1+i)2 

Zgjidhja e të cilit rezulton në i=0.1306623 të rrumbullakosur në 13.1 % (ose 13.07 nëse preferohet saktësi në dy shifra dhjetore).

 

Shpenzime që mbulohen nga kredimarrësi janë:

  • Kosto e noterizimit të kontrates së nënshkruar midis bankës dhe klientit,
  • Siguracion jete në masën 100% të vlerës së kredisë në favor të CBA-së (Siguracionet paguhen nga huamarrësi një herë në vit në shoqëritë e sigurimeve përkatëse në bazë të kontratave një vjeçare të lidhura me to),
  • Siguracion CASCO në masën 100 % të vlerës së makinës që përdoret si garanci për CBA,
  • Siguracion prone (zjarri dhe tërmeti) në masën 100 % të vlerës së tregut të pronës që përdoret si garanci për CBA.
  • Kosto e vlerësimit të pronës nga vlerësuesi i autorizuar nga  CBA
  • Detyrime ligjore nga USD 150 (njëqind e pesëdhjetë) deri në USD 200 (dyqind)

 

Procedurat per kredi

  1. KREDITE PER SUBJEKTE BIZNESI

 

1.1       Klienti paraqet kerkesen e tij per kredi dhe e diskuton ate me Departamentin e Kredise.

1.2         Klienti ploteson formularin per aplikim kredie me te dhenat e kerkuara .

1.3   Nje memo permbledhese ose raport I dergohet per aprovim fillestar autoriteteve huadhenese koresponduese.  

1.4         Per huamarresin behet hetim mbi huamarrje ekzistuese te tij.

1.5       Departamenti I Kredise pregatit aplikimin per kredi me analiza dhe parashikime financiare se bashku me te dhenat mbi shumen limit per tu firmosur nga Anetaret e Komitetit Lokal te Kredise:

-        Drejtori Ekzekutiv

-        Drejtori Komercial ose Operacional

-        Drejtori i Kredise           

1.6       Me pas aplikimi per kredi I dergohet per firme autoriteteve huadhenese koresponduese .

1.7       Avokati kontrollon dokumentacionin dhe pregatit kontratat ligjore.

1.8       Kontratat firmosen dhe legalizohen.

1.9       Te gjtha garancite e kerkuara pasi paraqiten nga klienti, kontrollohen dhe firmosen nga avokati.

1.10   Nese kerkohen hipotekime ato mbikqyren nga avokati deri sa finalizohen.

1.11   Te gjithe dokumentet origjinale te huamarrjes ruhen ne kasaforten kryesore te bankes ne nje vend posacerisht per kete qellim dhe personi I pergjegjshem I emeruar nga Drejtori Ekzekutiv duhet te firmose ne nje regjister te vecante mbi marrjen ne dorezim te tyre dhe ky regjister duhet te mbahet nga Departmenti I Kredise me fotokopjet e te gjithe dokumenteve ligjore te paraqitura ne dosjen e kredise se klientit.

1.12   Nje memo adresuar deges duhet te pregatitet nga Departamenti I Kredise ku te deklarohen te gjitha te dhenat e kredise qe do te aplikoje dega. Memoja duhet te permbaje: Emrin, Shumen, Strukturen e kredise, Marzhet, Normat e Interesit, ndonje kusht pervec dates se maturimit (skadences).

1.13   Ne baze te memos se lartpermendur perdorimi I fondeve duhet te behet ne perputhje me kushtet e kredise.

1.14    Te gjitha kredite duhet te rishikohen dhe rinovohen mbi baze vjetore.

2. HUATE PER MAKINA

2.1              Klienti ben nje aplikim dhe paraqet te gjithe dokumentet ligjore.

2.2              Me pas behet hetimi mbi klientin.

2.3              Me pas behet nje permbledhje mbi aplikimin per kredi qe duhet te firmoset nga anetaret e Komitetit Lokal te Kredise.

2.4            Avokati ben kontrollin e dokumentave.

2.5            Nje kontrate standarde pregatitet nga avokati per t’u firmosur dhe legalizuar.

2.6              Automjeti hipotekohet.

2.7              Me pas duhet te paraqiten policat e sigurimit qe duhet te mbulojne vjedhjet dhe aksidentet.

2.8              Nje shkrese I drejtohet kompanise se sigurimit e cila duhet te permbaje huamarresin dhe shumen e huase te mbuluar nga sigurimi I jetes dhe sigurimin e riskut mbi mjetet.

2.9              Dokumentet Origjinale duhet te ruhen ne kasaforten kryesore dhe nje punonjes I caktuar duhet te firmose per marrjen e tyre ne dorezim ne nje regjister te vecante I cili duhet te mbahet ne Departamentin e Kredise se bashku me fotokopjet e te gjithe dokumenteve te klienteve ligjore ne dosjet perkatese te kredise.

2.10        Me pas duhet te pregatitet nje memo me te gjitha detajet e kredise dhe t’I dorezohet    Operacioneve qe te disbursoje fondet ne agjensine e makinave dhe te regjistroje ne kompjuter veprimet e duhura duke pasqyruar huane dhe kestet e shlyerjes.

2.11          Nje raport mujor duhet te pregatitet per Departamentin e Kredise ku te pasqyrohen shumat e pashlyera ne kohe te principalit ose interesave per te ndjekur klientet.

 

VINI RE: Ne rast devijimi nga termat dhe kushtet e percaktuara ne program nje aprovim fillestar duhet te merret nga Nen-Presidenti para se te ndermerret ndonje procedure tjeter.

 

3. KREDI PER SHTEPI 

3.1              Klienti ben nje aplikim dhe paraqet te gjithe dokumentet ligjore.

3.2              Me pas behet hetimi mbi klientin.

3.3               Nje vleresues I aprovuar nga banka duhet te kontrolloje aktivet dhe te pregatise nje raport lidhur me vleren etregut dhe statutin e tyre.

3.4              Avokati ben kontrollin e dokumentave.

3.5                   Nese banka fillimisht eshte e kenaqur me klientin dhe aktivin, firmoset nje kontrate ndermjet bankes dhe klientit. (dokumenti ligjor I pregatitur nga avokati (kopja e bashkangjitur) ).

3.6                   Avokati perfundon te gjitha procedurat e hipotekimit, firmosjen dhe regjistrimin e kontrates perfundimtare ligjore (kopja e bashkangjitur).

3.7                   Finalizohen te gjitha policat e sigurimit qe kane lidhje me te.

3.8                   Klienti duhet te perfshihet ne sigurimin e jetes per mbulimin e riskut dhe sigurimin e riskut (mbi baze te perpjekjeve maksimale).

3.9                   Me pas duhet te pregatitet nje memo me te gjitha detajet e kredise dhe t’I dorezohet Operacioneve qe te disbursoje fondet ne agjensine e makinave dhe te regjistroje ne kompjuter veprimet e duhura duke pasqyruar huane dhe kestet e shlyerjes.

3.10               Nje raport mujor duhet te pregatitet per Departamentin e Kredise ku te pasqyrohen shumat e pashlyera ne kohe te principalit ose interesave per te ndjekur klientet.

VINI RE: Ne rast devijimi nga termat dhe kushtet e percaktuara ne program nje aprovim fillestar duhet te merret nga Nen-Presidenti para se te ndermerret ndonje procedure tjeter.

 

4.QIRAJA FINANCIARE PER BIZNESET 

4.1              Klienti paraqet kerkesen e tij dhe e diskuton ate me Departamentin e Kredise.

4.2              Klienti ploteson formularin per aplikim kredie me te dhenat e kerkuara

4.3              Nje memo permbledhese ose raport I dergohet per aprovim fillestar autoriteteve huadhenese koresponduese.     

4.4              Kryhet hetim mbi huamarrjet ekzistuese te huamarresit.

4.5         Financimi nga banka nuk duhet te tejkaloje 90 % te vleres se objektit te dhene me qira dhe duhet te behet nje parapagese prej 10 %.

4.6       Departamenti I Kredise pregatit aplikimin per qira financiare me analiza dhe parashikime    financiare se bashku me te dhenat mbi shumen limit per tu firmosur nga Anetaret e Komitetit Lokal te Kredise:

-      Drejtori Ekzekutiv

-      Drejtori i Kredise

-      Zevendes Presidenti (per limite me te larta ne perputhje me manualin e kredise)

Me pas aplikimi per qira financiare i dergohet per firme autoriteteve huadhenese                koresponduese (te percaktuar ne fq 21).

 4.7      Perqindjet variojne nga 5 % - 9 % per shumat ne Euro dhe 7 % - 10 % per shumat ne USD dhe ALL

 4.8              Afati i qirase financiare nuk duhet te tejkaloje kohen e perdorimit te sendit.

 4.9              Avokati kontrollon dokumentacionin dhe pregatit kontratat ligjore sipas ligjeve ne fuqi dhe mbron banken nga ndonje ligj qe mund te nxirret ne te ardhmen.

 4.10          Kontratat firmosen dhe legalizohen.

 4.11          Te gjithe dokumentet origjinale te huamarrjes ruhen ne kasaforten kryesore te bankes ne nje vend posacerisht per kete qellim dhe personi pergjegjes I emeruar nga Drejtori Ekzekutiv duhet te firmose ne nje regjister te vecante mbi marrjen ne dorezim te tyre dhe ky regjister duhet te mbahet nga Departmenti I Kredise me fotokopjet e te gjithe dokumenteve ligjore te paraqitura ne dosjen e kredise se klientit.

 4.12          Nje memo adresuar deges duhet te pregatitet nga Departamenti I Kredise ku te deklarohen te gjitha te dhenat e kredise qe do te aplikoje dega. Memoja duhet te permbaje: Emrin, Shumen, Strukturen e kredise, Marzhet, Normat e Interesit, dhe kushtet bashke me daten e maturimit (skadences).

4.13          Ne baze te memos se lartpermendur perdorimi I fondeve duhet te behet ne perputhje  me kushtet e kredise.

 4.14          Shlyerja e kesteve dhe rinovimi i siguracioneve do te shikohet nga departamenti i kredise cdo muaj.

 4.15    Dorezimi

Qiramarresi duhet të marre te gjitha masat të ndihmoje Pronarin apo Furnizuesin te importoje Pajisjen në Shqiperi dhe të sigurojë çdo perjashtim nga taksat doganore, ose taksat e akcizès që eshte i mundshëm në lidhje me importimin e Pajisjes per perdorim nga Qiramarresi, dhe të sigurojë cdo rimbursim te taksave doganore ose akcizave të kryera nga Furnizuesi per importimin e kësaj Pajisjeje ne Shqiperi. Nese Pronari perballet me ndonjë kosto para dorezimit që nuk ka te beje me çmimin e Pajisjes ose te marrjes me qira te saj, Qiramarresi duhet ta rimbursojë Pronarin per kosto te tilla brenda dhjete ditesh pas marrjes se njoftimit nga Qiramarresi ne forme te shkruar prej Pronarit ku permblidhen kostot e tilla, pervec rasteve kur pronari ka rene dakort me shkrim per nje menyre tjeter pagese. Qiramarresi duhet te vëre në dispozicion Pajisjen dhe çdo lloj regjistrimi që ka per inspektim nga Pronari gjate orëve te zakonshme të punës në Vendndodhje, dhe Pronari do t’i jape Qiramarresit njoftim per pese ditë pune per synimin e tij per te inspektuar Pajisjen dhe regjistrimet perkatese.

 4.16       Inspektimi

Qiramarresi do të lejojë Pronarin ta inspektojë Pajisjen, kudo që te jetë vendosur pasi eshte njoftuar paraprakisht Qiramarresi pese (5) ditë pune me pare, dhe do te japë gjithe ndihmën e tij per të bashkepunuar me Pronarin në mënyre qe t’i lejoje Pronarit inspektimin sa me të plote të Pajisjes.

4.17      Taksat dhe pagesat

Nese Pronari paguan dogane, akciza, dhe çdo lloj takse ose pagese tjeter per Pajisjen, Qiramarresi duhet ta rimbursojë Pronarin (BKSH) per çdo shumë te tille brenda dhjetë ditëve pas marrjes se njoftimit me shkrim nga Qiramarresi per pagesen e shumave te tilla nga Pronari, pervec rasteve kur Pronari ka rene dakord me shkrim per nje skeme tjeter pagesash per doganen, akcizat, dhe çdo lloj takse e pagese.

4.18      Kosto Administrative

Qiramarresi do të rimbursojë BKSH (Qiradhenesin) per te gjitha shpenzimet e dorezimit dhe shpenzimet e regjistrimit të automjetit.

 

5. QIRAJA FINANCIARE PER INDIVIDE

    QIRAJA FINANCIARE PER MAKINA

5.1         Klienti ploteson formularin e aplikimit dhe paraqet te gjithe dokumentat ligjore

5.2         Kryhet nje hetim (mbi huamarrjet) mbi klientin.

5.3         Te ardhurat e klientit duhet te jene te pakten dyfishi I kestit.

5.4         Nje aplikim I shkurter pergatitet per tu firmosur nga anetaret e Komitetit Lokal te Kredise.

5.5         Banka do te financoje deri ne 90 % te vleres se blerjes se makines dhe duhet te behet nje parapagim prej 10 %.

5.6    Perqindjet variojne nga 5 % - 9 % per shumat ne Euro dhe 7 % - 10 % per shumat ne         USD dhe ALL.

5.7     Afati i qirase do te jete maksimumi 48 muaj.

5.8     Avokati perfundon kontrollin e dokumentave.

5.9     Avokati pergatit kontraten standarte per tu firmosur dhe noterizuar.

5.10 Duhet te paraqiten policat e sigurimit qe mbulojne te gjitha rreziqet.

5.11   Leter dergohet tek kompania e sigurimit per ta perfshire huamarresin dhe shumen e huase ne sigurimin e jetes dhe sigurimin e makines.

5.12   Te gjithe dokumentet origjinale ruhen ne kasaforten kryesore te bankes dhe personi pergjegjes duhet te firmose ne nje regjister te vecante mbi marrjen ne dorezim te tyre dhe ky regjister duhet te mbahet nga Departmenti I Kredise me fotokopjet e te gjithe dokumenteve ligjore te paraqitura ne dosjen e kredise se klientit.

5.13     Pergatitet nje memo me te dhenat e lehtesise dhe i dorezohet Operacioneve per te disbursuar fondet tek shitesi i makines dhe per te kryer te gjitha veprimet e duhura per te pasqyruar kredine dhe kestet ne kompjuter.

5.14     Nje raport mujor duhet te pergatitet per Departamentin e kredise duke pasqyruar keste te prapambetura per tu ndjekur me klientet.

5.15   Dorezimi

Qiramarresi duhet të marre te gjitha masat të ndihmoje Pronarin apo Furnizuesin te importoje Pajisjen në Shqiperi dhe të sigurojë çdo perjashtim nga taksat doganore, ose taksat e akcizès që eshte i mundshëm në lidhje me importimin e Pajisjes per perdorim nga Qiramarresi, dhe të sigurojë cdo rimbursim te taksave doganore ose akcizave të kryera nga Furnizuesi per importimin e kësaj Pajisjeje ne Shqiperi. Nese Pronari perballet me ndonjë kosto para dorezimit që nuk ka te beje me çmimin e Pajisjes ose te marrjes me qira te saj, Qiramarresi duhet ta rimbursojë Pronarin per kosto te tilla brenda dhjete ditesh pas marrjes se njoftimit nga Qiramarresi ne forme te shkruar prej Pronarit ku permblidhen kostot e tilla, pervec rasteve kur pronari ka rene dakort me shkrim per nje menyre tjeter pagese. Qiramarresi duhet te vëre në dispozicion Pajisjen dhe çdo lloj regjistrimi që ka per inspektim nga Pronari gjate orëve te zakonshme të punës në Vendndodhje, dhe Pronari do t’i jape Qiramarresit njoftim per pese ditë pune per synimin e tij per te inspektuar Pajisjen dhe regjistrimet perkatese.

5.16  Inspektimi

Qiramarresi do të lejojë Pronarin ta inspektojë Pajisjen, kudo që te jetë vendosur pasi eshte njoftuar paraprakisht Qiramarresi pese (5) ditë pune me pare, dhe do te japë gjithe ndihmën e tij per të bashkepunuar me Pronarin në mënyre qe t’i lejoje Pronarit inspektimin sa me të plote të Pajisjes.

5.17           Taksat dhe pagesat

Nese Pronari paguan dogane, akciza, dhe çdo lloj takse ose pagese tjeter per Pajisjen, Qiramarresi duhet ta rimbursojë Pronarin (BKSH) per çdo shumë te tille brenda dhjetë ditëve pas marrjes se njoftimit me shkrim nga Qiramarresi per pagesen e shumave te tilla nga Pronari, pervec rasteve kur Pronari ka rene dakord me shkrim per nje skeme tjeter pagesash per doganen, akcizat, dhe çdo lloj takse e pagese.

5.18  Kosto Administrative

Qiramarresi do të rimbursojë BKSH (Qiradhenesin) per te gjitha shpenzimet e dorezimit dhe shpenzimet e regjistrimit të automjetit.

 

Vini re: Ne rast devijimi nga kushtet e programit duhet te merret nje miratim paraprak nga Zevendes Presidenti perpara fillimit te procedurave.